Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia në një konferencë për media derisa ka treguar se nga e enjta do të hapen objektet fetare dhe do të rritet lëvizja e qytetarëve, ka folur edhe për hapjen e kufijve.
Vitia, ka thënë se ditëve të fundit deri sa numri i të infektuarve është duke rënë ka marrë shumë pyetje nga të gjithë e në veçanti nga mërgimtarët se kur do të hapen kufijtë, përcjell Insajderi.
“Kam marr me qindra pyetje brenda dhe jashtë kufijve se kur do të hapen kufijtë. Do të doja që ti heqim të gjitha masat dhe ti kthehemi normalitetit, por derisa kufizimet po hiqen masat mbrojtëse do të shtohen vazhdimisht. Kufijtë do të hapen por masat mbrojtëse do të shtohen dhe kjo do të ndodhë në secilin shtet, duhet të ketë përgjegjës individuale dhe kolektive”, ka thënë Vitia.
Sipas tij, hapja e kufijve nuk varet vetëm nga pala kosovare.
“Po mendoj që në fund të kësaj faze, apo në fillim të fazës tjetër, nuk do të varet veç nga ne, por edhe nga shtetet tjera, të rajonit dhe më gjerë”, ka thënë ai.
Vitia në fund ka porositur që të vazhdohet të mbahet distanca, ndonëse do të bëhet lehtësimi i masave.