LAJME

“Mos blini asgjë”, kroatët bojkotojnë sot të gjitha supermarketet dhe pompat e benzinës për shkak të çmimeve të larta

Në Kroaci për sot është shpallur bojkot i supermarketeve, rrjeteve të shitjes me pakicë dhe pompave të benzinës për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve, bazuar në një nismë të nisur në Facebook,  pas së cilës qëndron Qendra Evropiane e Konsumatorit.

Kjo nismë ka nisur si pasojë e  çmimeve të larta të ushqimeve, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Njerëzit janë të ftuar të mos blejnë asgjë në këtë ditë. Ky veprim, siç thuhet në komunikatën për media, ka për qëllim të vërë në dukje çmimet e larta të paqëndrueshme të produkteve ushqimore bazë dhe të inkurajojë ndryshime afatgjata nga të cilat do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kroacisë.

Federata e Shoqatave të Konsumatorëve të Kroacisë,  thekson se janë të vetëdijshëm se shitësit po përpiqen të zhvlerësojnë iniciativën duke tërhequr konsumatorët me zbritje njëditore prej 20 për qind pikërisht në ditën e bojkotit. Lëvizje të tilla, siç thonë ata, “tregon një nënvlerësim të papranueshëm të inteligjencës dhe vendosmërisë së konsumatorëve”.

Ata u bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe të vendosur në mbështetjen e bojkotit, duke theksuar se tregtarët varen nga klientët dhe se veprimi i përbashkët ka fuqinë për të sjellë ndryshime reale. Ata gjithashtu ftuan të gjitha shoqatat për mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe publikun e gjerë, që të kontribuojnë në suksesin e nismës së përmendur duke shkëmbyer informacione.

Kroacia është ndër tre vendet e BE-së me inflacionin më të lartë, pas Rumanisë (5.5 përqind) dhe Hungarisë (4.8 përqind). Norma vjetore e inflacionit në BE ishte 2.7 për qind në dhjetor të vitit të kaluar dhe 2.4 për qind në Eurozonë, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago