Ministria e jashtme e Malit të Zi ka dënuar deklaratën e shefit të diplomacisë serb Ivica Daçiq ku ka thënë se “po vijmë në situatën kur jemi në prag të luftës vëllavrasëse mes serbëve dhe malazezëve” shkruan “Danas”.
Ministria ka vlerësuar se Daçiq edhe njëherë ashpër dhe rrezikshëm u përzier në punët e brendshme të Malit të Zi.
“Daçiq duke shfrytëzuar retorikën e zëdhënësit të Millosheviqit nga vitet 90-të, edhe njëherë në mënyrë të papërgjegjshme të ashpër edhe të rrezikshme është përzier në punët e brendshme të Malit të Zi”, duke harruar cilin funksion e kryen dhe çfarë nënkupton ai funksion” ka kumtuar ministria e jashtme malazez ka njoftuar RTCG
Si shtohet në kumtesë “Daçiq kësaj radhe tejkaloi edhe vetveten.
„Duke mos nënvlerësuar përvojën e tij luftarake dhe kontributin pikërisht në konfliktet vëllavrasëse dhe konfrontimin e Serbisë me të gjithë fqinjët në vitet e shkatërrimit të Jugosllavisë, por edhe kapacitetin në vitet pas kësaj shpesh paraqitet në platformën nacionaliste duke tejkaluar vetveten” thotë kumtesa malazeze.
Ata theksojnë në kumtesë se masat e ndërmarra në vend janë në harmoni me kushtetutën dhe masat e domosdoshme për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve kundër përhapjes së pandemisë, duke i procedura ata që sillen në mënyrë jo përgjegjëse edhe kundër ligjit. Këtë Daçiq e quan rrezik dhe vëllavrasje në një vend tjetër , kur nuk guxon të përzihet në çështjet e brendshme të saj.
Mali i Zi dhe organet e saj thuhet në kumtesë pa marr parasysh nacionalitetin dhe besimin kanë të drejta dhe obligime sikur shteti i Malit të Zi që të kujdesen dhe brengosen për qytetarët pa marr parasysh ndjenjat kombëtare.
„Përkundër sulmeve të vazhdueshme verbale ndaj malit të Zi që si duket është aty në fushatën parazgjedhore potencojmë përsëri se shëndeti i qytetarëve në këtë moment është prioriteti absolut i Malit të zi”.
Sjellja e krerëve fetar në këtë mënyrë tregon se prioritet i tyre është i ndryshëm. “Në të njëjtën kohë aktorë nga shteti fqinj shfrytëzojnë secilin rast të ballafaqohen me Malin e Zi duke mos respektuar të drejtën e saj si shtet sovran rregullon çështjet e brendshme, duke këshilluar Daçiqin të kujtohet me termin diplomaci edhe të sillet në harmoni me atë term.
„Edhe organet tjera të Serbisë duhet ta dinë njëherë e mirë se Mali i Zi pas një shekulli plot me vuajtje edhe lufte politike ia doli të kthejë sovranitetin dhe sot është anëtare e respektuar në NATO dhe prin në procesin e integrimit në BE në Ballkan dhe kurrë nuk do lejoj ndonjë kuvend të ri të Podgoricës “,thuhet në reagim.