Ministria ruse e Mbrojtjes i quajti provokim raportimet e mediave polake për rënien e dy raketave ruse në territorin e vendit.
“Deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë për rënien e supozuar të raketave “ruse” në zonën e vendbanimit Przewoduv janë një provokim i qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën”, tha Ministria e Mbrojtjes.
Departamenti shtoi se ata nuk goditën pranë kufirit ukrainas-polak dhe mbejet e rakaetave të paraqitura në fotografitë e shpërndara në media nuk kanë lidhje me armët ruse.
Siç është raportuar më parë nga Lajmet e Shërbimit Publik, një ekspert në fushën e çështjeve ushtarake Boris Rozhin bëri një deklaratë se raketat që ranë në territorin e Polonisë u gjuajtën duke përdorur sistemet raketore anti-ajrore S-300, të cilat përdoren nga Kievi.