POLITIKE

Ministria e Tregtisë i dha HIB Petrolit grant 50 mijë euro, nuk tregohet se për çka

Një lajm i mirë i kishte shkuar kompanisë multi-milionëshe kosovare, Hib Petrol, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në shkurt të vitit 2019.

Hib Petrol, kompani që qarkullon miliona euro përmes shitjes së naftës, hoteleri dhe gastronomi, ka përfituar vitin e kaluar një grant prej 50 mijë euro nga kjo ministri, por nuk dihet saktësisht se për çka i janë dhënë ato para, shkruan Reporteri.net.

Reporteri.net ka siguruar listën e plotë të kompanive që kanë përfituar grante nga kjo ministri. Këto mjete janë dhënë për këto biznese përmes një konkursi që kjo ministri, në atë kohë e udhëhequr nga Endrit Shala, i partisw Nisma për Kosovën.

“Bazuar në Udhëzimin Administrativ (MTI) nr. 01/2018 për ndarjen e mjeteve financiare nga kategoria ekonomike e subvencioneve dhe transfereve, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve prodhuese, shpallim thirrje të hapur për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerisë prodhues.

MTI-KIESA do të mbështes në subvencionim me mjete financiare ndërmarrjet sipas kategorive të tyre, si në vijim:

– Për ndërmarrjet mikro (të punësuar 1 deri 9 punëtor) vlera totale e granteve do të jetë 360,000.00 EUR. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje mikro është deri në 75% e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare deri në 20,000.00 EUR;

– Për ndërmarrjet e vogla (të punësuar 10 deri 49 punëtor) vlera totale e granteve do të jetë 240,000.00 EUR. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e vogël është deri në 50% e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare deri në 30,000.00 EUR;

– Për ndërmarrjet e mesme (të punësuar 50 deri 249 punëtor) vlera totale e granteve do të jetë 100,000.00 EUR. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e mesme është deri në 50 % e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare deri në 50,000.00 EUR.”, thuhej ndër të tjera në thirrjen për aplikim të kësaj ministrie.

Hib Petrol, sipas kësaj thirrje dhe listës së perfituesve është në kategorinë e tretë, pra “Për ndërmarrjet e mesme (të punësuar 50 deri 249 punëtor)”. Sipas shpejgimit, projekti duhet të jetë 100 mijë euro e ndërkaq vlera mbeshtetëse nga shteti është 50 % e shumës, e në këtë rast i bie 50 mijë euro.

Sipas thirrjes në fjalë, grantet jepen me qellim të rritjes së kapaciteteve prodhuese.

Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka disa javë që ka pritur përgjigje nga të dy palet se për çfarë e ka fituar këtë grant, kompania Hib Petrol, që kryesisht merret me shitje të naftës dhe sherbime gastronomie e hotelerie.

Ne ju kemi dërguar pyetje edhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë e po ashtu edhe HIB Petrol, por për disa javë asnjëra palë nuk është përgjigjur.

Ne do të insistojmë edhe në ditët në vazhdim të kërkojmë përgjigje se për cfarë projekti bëhet fjalë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

51 minuta ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

3 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

7 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

18 orë ago