Parlamenti i Sirisë njohu vrasjen e 1.5 milion armenë si genocid të enjten. Vendimi vjen mes përshkallëzimit të dhunës midis Turqisë dhe Sirisë brenda dhe rreth Idlibit.
“Parlamenti … dënon dhe njeh genocidin e kryer kundër armenëve nga shteti osman në fillim të shekullit XX,” thuhet në një deklaratë të Parlamentit të Sirisë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se nëse ushtarët turq në Siri përsëri shënjestrohen, Turqia do të sulmojë forcat e regjimit të Bashar al-Asadit pavarësisht marrëveshjes së vitit 2018 në Soçi me Rusinë.
“Nëse u bëhet ndonjë dëm ushtarëve tanë në postet e vëzhgimit (në Idlib) ose kudoqoftë (në Siri), unë deklaroj se prej atje do të godasim forcat e regjimit kudo, pavarësisht nga marrëveshja e Soçit”, tha presidenti Erdoğan në një fjalim para grupit parlamentar të partisë së tij në Ankara.
Erdoğan tha se vendi i tij është i vendosur që deri në fund të shkurtit të largojë forcat e regjimit sirian nga postet e vëzhgimit të Turqisë në Idlib. Ai shtoi se për të larguar forcat e regjimit, Turqia “do ta bëjë pa hezimit atë që është e nevojshme përmes tokës dhe ajrit”.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…