KRYESORE

Miratohet doktrina e re e sigurisë, NATO: Rusia kërcënimi kryesor, Kina sfidon vlerat tona

NATO miratoi doktrinën e re të sigurisë në samitin e Madridit. Në të thuhet se Rusia është kërcënimi më domethënës dhe i drejtpërdrejtë i Aleancës.

Gjithashtu në tekstin e vizionit të miratuar nga vendet anëtare të organizatës ushtarake për 10 vitet e ardhshme, thekson se politikat shtrënguese të Kinës sfidojnë interesat, sigurinë dhe vlerat e NATO-s. “Rusia kërkon të krijojë sfera ndikimi dhe kontrolli të drejtpërdrejta përmes shtrëngimit, përmbysjes, agresionit dhe aneksimit”, shkruhet në tekstin e konceptit strategjik të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

“Ngritja ushtarake e Moskës, përfshirë në Detin Baltik, të Zi dhe Mesdhe, së bashku me integrimin ushtarak me Bjellorusinë, përbën një sfidë për sigurinë dhe interesat tona”, thotë paragrafi 8 i konceptit të NATO-s.

Nis Samiti i NATO-s në Madrid, Stoltenberg: Përballemi me sfidën më të madhe që prej Luftës së Dytë Botërore
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, konfirmoi mbështetjen për Ukrainën deri sa ky vend të ketë nevojë. Gjithashtu prezantoi ndihmat e reja për vendin e përfshirë nga lufta e Rusisë që janë kryesisht pajisje luftarake, mjekësore dhe karburant.

“Ky do të jetë një samit historik dhe transformues për aleancën tonë. Ne takohemi në mesin e krizës më të rëndë të sigurisë me të cilën jemi përballur që prej Luftës së Dytë Botërore, dhe po shohim se aleatët janë në gjendje të tregojnë unitet dhe se po i përgjigjen në mënyrë të unifikuar sfidave dhe kërcënimeve. Do të jetë një samit transformues pasi do të merren vendime historike. Do të dakordësohemi për një koncept të ri strategjik për aleancën tonë, i cili do të jetë udhëzuesi mbi mënyrën se si të çojmë NATO-n drejt së ardhmes në një botë më kompetitive dhe të rrezikshme, për të mbrojtur të gjithë aleatët dhe rreth 1 miliardë qytetarë. Do të dakordësohemi mbi një ndryshim thelbësor për parandalimin dhe mbrojtjen, me më shumë batalione luftarake dhe gatishmëri me të lartë të forcave tona. Gjithashtu do të shprehim mbështetjen për Ukrainën e do të pajtohemi për një paketë gjithëpërfshirëse ndihmash. Me pas liderët do të marrin vendimin historik për të ftuar Finlandën dhe Suedinë për t’u anëtarësuar në NATO, pas marrëveshjes së arritur me Turqinë”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

47 minuta ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

1 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

5 orë ago