Milovan Drecun që ishte kryetra i Këshillit për Kosovë, tash është deputeti ka deklaruar se në bisedimet e vazhduara, përfaqësuesit e Prishtinës tentuan të fitojnë diçka që nuk ja takon.
Drecun për “Sputnjik” theksoi se ndërmjetësuesi evropian për dialog Miroslav Lajçak po përgatit „dokumentin“ për të cilin Serbisë, nëse nuk e nënshkruan përsëri do i kërcënohen me sanksione.
„Kur janë takuar Vuçiq edhe kryeministri Hoti, përfaqësuesi shqiptar në një moment ka tentuar që të shes tregimin për dëme lufte, përderisa Vuçiq nuk iu ka kundërvënë ashpër. Pas kësaj Hoti u ankua të Lajçak se Vuçiq e kërcënon, por mbeti ajo se bisedimet vazhdojnë por nuk do flitej për dëme të luftës” tha Drecun.
Ai shtoi se shqiptarët ekskluzivisht duan të flasin për atë që Serbia duhet të njoh pavarësinë e Kosovës ose në disa elemente që sipas Drecun si njohje e ndërmjetme.
Drecun konsideron se Lajçak dëshiron që të arrijë disa marrëveshje për bashkëpunimin ekonomik, qarkullimin e lirë të njerëzve dhe kapitalit, të zhvendosurve dhe të pagjeturve.
“Pas kësaj ai do shtonte edhe ndonjë fjali dhe të definonte të gjitha në një letër si marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve” mendon ai.
Një „dokument“ i tillë do të hedhet në tavolinë me fjalët se nëse nuk pranohet do pasojnë sanksione” parashikon Drecun.