Avokati Besnik Berisha ka zbuluar një pistë që po hetohet për tragjedinë në Gllogjan, ku u vranë tre persona në një autobus që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan. Të vrarë mbetën dy nxënës dhe shoferi i autobusit.
Sipas Berishës, pretendohet se ka pasur një vetëvrasje të një të reje, për të cilën dikush e fajësonte shoferin e autobusit.
Ai ka thënë se kjo është një prej pistave që po hetohet, pra “hakmarrje si rezultat i humbjes së jetës së një të reje.”
Por, Berisha ka shtuar se në këtë pistë s’ka diçka konkrete ende dhe se paralelisht me të po hetohet edhe një pistë tjetër.
“Pretendohet se ka pas një vetëvrasje të një të reje që fajësohej shoferi, dmth nga dikush është fajësuar…pastaj pse ia ka nxanë rrugën ky. Unë nuk po them që organet e kanë fajësu, por nga dikush fajësohej, tash edhe emnin s’muj me ia ngjit këtu. Fajësohej për atë akt, për atë humbje jete dhe thuhet se, së paku pista që hetohet, se dyshohet se ka pas një periudhe “grace period”, që pas një viti e tutje nga momenti tragjik t’i mbushë një vjet, unë do të merrem vesh me atë person ndryshe. Dhe kjo është një nga pistat e cila po hetohet, pra hakmarrje si rezultat i humbjes së një jete të një të reje. Por, që ta analizoj këtu, edhe në këtë pistë që po punohet paralelisht me një version tjetër, nuk ka diçka konkrete, ka akoma thashetheme”, ka thënë Berisha në Klan.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…