BOTA

Misteri i trupit të kreut të Hezbollahut, u raportua se u vra nga bombat, “Reuters”: Nuk kishte plagë

Trupi i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah është gjetur pohuan dy burime për Reuters.

Por pavarësisht shpërthimit që la pas një kriter gjigand në Bejrut, një burim mjekësor dhe një burim sigurie pohuan se trupi i tij u gjet i paprekur në vendin e sulmit ajror. Ata thanë se trupi nuk kishte kishte plagë të drejtpërdrejta dhe dukej se shkaku i vdekjes ishte trauma e nga forca e shpërthimit.

Izraeli pohoi se e vrau Nasrallahun duke lëshuar bomba në selinë nëntokësore të Hezbollahut poshtë një ndërtese banimi në jug të kryeqytetit libanez. Izraeli vazhdoi sulmet ndaj objektivave të grupit militant Hezbollah në Liban, ndërsa ushtria izraelite njoftoi për vrasjen e një tjetër zyrtari të lartë të grupit, një ditë pasi u konfirmua vrasja e disa komandantëve, përfshirë Nasrallah.

Ekspertët thonë se bombardimet në rritje të Izraelit kanë rritur frikën se konflikti mund të dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë ndoshta Iranin, si edhe Shtetet e Bashkuara, aleatin më të ngushtë të shtetit hebre. Izraeli ka mobilizuar brigada rezervë dhe thotë se është gati për të gjitha opsionet, përfshirë një operacion tokësor. Hezbollahu ka thënë se do të ndalojë sulmet vetëm kur të përfundojë ofensiva e Izraelit në Gazë.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se më shumë se 1000 libanezë u vranë dhe 6000 u plagosën në dy javët e fundit, pa thënë se sa ishin civilë. Qeveria pohon se një milion njerëz – një e pesta e popullsisë – janë larguar nga shtëpitë e tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

24 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago