POLITIKE

Mitsotakis ‘kërcënon’ Ramën për Belerin: Nëse nuk lejohet në Strasburg më 16 Korrik…

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Demokracisë së Re kryeministri Mitsotakis i kërkoi publikisht homologut shqiptar Edi Rama të lejojë vajtjen në Strasburg të eurodeputetit të zgjedhur Fredi Beleri për t’u betuar më 16 Korrik. Në rast të kundërt ai tha se Shqipëria do të përballet me nje veto afatgjatë në rrugen e integrimit.

“Po i paralajmëroj tani fqinjët tanë në Shkup e Tiranë me fjalë të thjeshta dhe të qarta: Kanë shkelur si të drejtën ndërkombëtare si edhe detyrimet e tyre që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare. Vendimi i djeshëm për Fredi Beleris e sjell Shqipërinë në mënyrë efektive ballë për ballë me Parlamentit Europian si një i tërë. Fredi Beleris duhet që të mos pengohet që të marrë detyrën si eurodeputet i zgjedhur ashtu siç ndodhi kur u zgjodh kryetar bashkie. Uroj dhe shpresoj që kjo të ndodhë, sepse mendoj se edhe Tirana e di se çdo vendimarrje tjetër do ta vështirësojë edhe më shumë rrugën evropiane të Shqipërisë. Ëndrrat europiane të zotit Rama kalojnë përmes proverbit grek.”

Kyrjako Mitsotakis kërcënon Shqipërinë për Belerin, po ai ka dështuar se fundmi që të emërojë eurodeputetin e tij Vangelis Meimarakis si nënkryetar i eurodeputetëve të PPE. Meimarakis doli i fundit në votim. Rezultati i votimit ishte befasues pasi sipas informacioneve nuk u realizua marrëveshja mes Kyriakos Mitsotakis dhe kryetarit te zgjedhur të eurodeputetëve të djathtë Manfred Weber, e cila parashikonte mbështetjen për kandidaturën e Vangelis Meimarakis.

Partia Demokracia e Re, e cila është një nga partitë më me peshë në Partinë Popullore Evropiane me 7 eurodeputetë, ka dështuar edhe në kërkesën që Fredi Belerit t’i mundësohej votimi online.

Në këto kushte, ka “ankth” që Beleri mund të humbasë mandatin nëse nuk paraqitet fizikisht në betimin që bëjnë eurodeputetët e rinj më 16 Korrik në Strasburg. Parlamenti Evropian dhe veçanërisht PPE-ja e konsiderojnë çështjen Beleri si një çështje korrupsioni që është gjykuar nga organet e pavarura të drejtësisë shqiptare dhe jo çështje e të drejtave të njeriut. Në këtë mënyrë ata nuk e kanë lejuar Belerin qe të marrë pjesë në procedurat e fundit zgjedhore të PPE.

Rregullorja e Parlamentit Europian parashikon që “përpara se të mblidhet seanca e parë e Parlamentit më 16 Korrik kryhet verifikimi i mandateve të eurodeputetëve të zgjedhur.”

Beleri bën dallim nga eurodeputetët e tjerë pasi është zgjedhur në Greqi, një vend i Bashkimit Europian dhe vuan dënimin me burg në Shqipëri, një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian. Komisioni i Çështjeve Ligjore të Parlamentit Europian kontrollon kredencialet e reja të deputetëve të Parlamentit Evropian duke marrë vendime bazuar në informacionin që ofrojnë shtetet anëtare. Beleri si i dënuar në një vend joanëtar të BE-së, përbën një precendent pasi nuk ka një rast konkret të mëparshëm se si duhet që veprohet në këto kushte.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago