Me kruraje, djegie e temperaturë janë paraqitur pranë qendrës kryesorë të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, 26 zyrtarët kosovarë të cilët dyshohet se janë helmuar nga zarvet me vota të cilat kanë ardhur nga Serbia.
Të gjithë këta persona janë trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ‘Fehmi Agani’, në Prishtinë. Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00.
Doktorët e kësaj qendre thanë se pacientët pra 26 zyrtarët kanë pasur simptoma të temperaturës, kruarjes e djegies në fytyrë e duar.
Të gjithë ata janë referuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë.
“Të gjithë këta pacientë ishin tek ne. I trajtuam, mirëpo i referuam për në QKUK. kishin temperaturë, djegie e kruarje në fytyrë e duar. Ishin të shqetësuar”, kanë thënë zyrtarë të Qendrës.