Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Shkozet të Durrësit. Nga të dhënat e para, mësohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve edhe prokurori Arjan Ndoja.
Nga të dhënat e para, mësohet se është qëlluar me breshëri në drejtim të një automjeti tip “Benz”, i cili ka dalë nga rruga pas të shtënave.
Prokurori ka qenë pasagjerë në makinë, ndërsa është qëlluar edhe në drejtim të shoferit dhe të një vajzë.
Personat e tjetër të plagosur janë identifikuar si shtetasit A.L., 48 vjeç dhe A.M., 30 vjeç. Shtetasi A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.
Arjan Ndoja është prokurori i dosjes së Hipotekës së Durrësit, i cili është akuzuar nga Kryeministri Rama dhe Zëvendëskryeministri Braçe se bashkëpunon me grupet kriminale.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…