POLITIKE

Mjekët i dhanë vetëm 1% shanse për të mposhtur koronavirusin, kthehet në shtëpi pas 92 ditësh

Steve White, 56 vjeç, u shtrua në spital më 19 mars, katër ditë pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. Gjendja e tij u rëndua dhe mjekët thanë se ai ka vetëm një përqind shanse të mbijetojë, por pas një betejë prej 92 ditësh në spital, babai i dy fëmijët është rikthyer në shtëpinë e tij në Herefordshire, Angli, shkruan “Mirror”.

Në mes të muajit prill, mjekët i thanë familjarëve të 56-vjeçarit se shanset ishin shumë të pakta që ai të mposhtte koronavirusin. Por fëmijët e tij iu lutën mjekëve që ta mbanin babanë e tyre edhe për disa ditë në respirator.


“Ata kurrë nuk më braktisë. Unë u kam borxh jetën time fëmijëve dhe mjekëve. I gjithë stafi i spitalit më quajti një hero, por ata janë heronjtë e vërtetë. Ishin ata që më mbajtën gjallë”, është shprehur 56-vjeçari, i cili është personi që ka qëndruar më gjatë në spital në Britani, i prekur me koronavirus.

Steve White qëndroi për 63 ditë në kujdesin intensiv, ku qendroi në jetë nga një respirator. Ai nuk kujton shumë nga koha e tij në spital, ndërsa e përshkroi përvojën e tij si të frikshme edhe pse nuk ia kishte idenë se çfarë po ndodhte.

“Dua t’u jap shpresë personave të tjerë të sëmurë me Covid-19 dhe familjeve të tyre. Kurrë mos u dorëzoni”, është shprehur Steve White pasi u rikthye në shtëpi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago