Kaltrian Daka e cila është arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi që u raportua se tentoi të largohet nga Qendra e Studenteve, aty ku po shfrytëzohet si karantinë për personat që janë kthyer nga shtetet e jashtme, ka thënë se kushtet janë shumë të këqija.
Daka në një intervistë për Prite të Gjelbrën, ka thënë se në Qendrën e Studentëve policët nuk kanë mjetet e duhura, për të mbrojtur nga COVID-19.
“Policët kanë punu pa mjete, nuk kishin mjete, edhe mjekët që kanë ardh na kanë prek me durë nëse deri qatëherë nuk e kemi marr virusin atëherë sdi çka bohet edhe grumbulli i njerëzve në karantionë është krejt me një vend”, ka thënë Daka.
Daka po ashtu ka treguar pse ka tentuar të ik nga karantina.
“Unë skam tentu me ik por kam kërkuar të drejtën time si qytetarë, ku kom mendu që unë në vendin tim ka me gjetë siguri, nëse unë e marr këtë virus, dije që njerëzit që janë të ligsht ata janë në rrezik, mu ma kanë rrit rrizkun 100 përqind”, ka thënë Daka.
Tutje ajo ka shtuar se “në karantinë nuk janë asnjë policië, bëjnë cka dojnë për vete. pa masaka nuk guxojmë me dal, nuk guxon me shfrytëzu as banjo”.