Urologu Bashkim Gllareva, i cili u bë i njohur si mjeku i presidentit Hashim Thaqi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Gllareva ka deklaruar se përkundër infeksionit, me shëndet është relativisht mirë dhe nuk ka ndonjë shqetësim të madh, shkruan Gazeta Shneta.
“Lutem qe askujt nuk ja kam transmetuar, gjithë ashtu shfrytëzoj rastin te ju lusë, percjellni simptomet, kjo vlen per kontaktet e ditëve te fundit me mua. Vazhdimisht kam qen i mbrojtur dhe duke respektuar masat, megjithatë kujdes!”, ka deklaruar Gllareva.
Urologu bashkë me dy kolegë të tij Dr. Sabit Mehmetin dhe Dr. Fahredin Veselaj, kanë trajtuar Presidentin Hashim Thaqi para disa muajsh me një intervenim duke ia hequr një gurë nga veshka.