Fenomeni i ikjes së mjekëve nga Shqipëria apo nga Kosova për një mundësi më të mirë punësimi apo jetese në Gjermani është bërë i zakonshëm.
Por ka edhe raste kur mjekët kanë kthyer nga Gjermania për të punuar në Kosovë, ndoshta edhe me pagë më të ulët
Njëri prej tyre është mjeku nga Kosova Remzi Gashi, i cili tregoi në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se gjatë punës në Gjermani ka pasur mundësinë të jetë i asistuar nga teknologjia më e përparuar robotike.
“Në 2019 jam certifikuat në Belgjikë si kirurg robotik prej firmës Da Vinçi dhe që prej 2019 shumicën e operacioneve i kam kryer me robotë. Por që të jesh një kirurg robotik duhet të jesh një herë kirurg konvencional. Ka premtime që kirurgjia robotike mund të vijë edhe këtu, por kjo mbetet për t’u parë. Tendenca ime është që në vitet e ardhshme ta kemi një robot në Kosovë, Shqipëri apo Ballkan”, tregoi ai.