FOTO&VIDEO

Mjeku shqiptar në Gjermani: 600 euro rrogë në Kosovë, më të vlefshme se 1 mijë e 300 këtu

Liri Pepshi, mjek në Gjermani, ka treguar për rrogën dhe kushtet që i gëzojnë mjekët në Gjermani, duke thënë se rroga e një psikiatri-psikioterapeuti, shkon nga 15 mijë deri në 20 mijë euro.

“Një specialist fillon diku me 6 mijë euro bruto në muaj, por me taksa, prej 6 mijë mbesin diku 3 mijë e 500 euro. Pjesa që mbetet pastaj ka shumë shpenzime tjera, edhe shpenzimet e specializimit kushtojnë mjaft shumë. Në rastin tim, psikiatër-psikioterapeut, përfshin 15 deri në 20 mijë euro, varësisht cilën pjesë e merr përsipër klinika me e pagu”, ka thënë Pepshi në Edicionin Special.

I pyetur nëse është e vërtetë se mjekët në Gjermani fitojnë deri në 300 mijë euro në vit, Pepshi tha: “Po ta dija ku është, kisha apliku qaty vetë në punë, për 250 mijë, 300 mijë kisha shkuar edhe vetë”.

Pepshi tha se 600 euro rrogë neto në Kosovë, janë më të vlefshme sesa 1300 në Gjermani.

Tutje mjeku kosovar tha se në Gjermani ia vlen të shkohet për specializim, por u shpreh skeptik për të vazhduar punën atje, për shkak të punës intenzive dhe oraritë të tejzgjatur.

“Ia vlen sa i përket specializimit, domethënë me u mësu me metoda të reja, më mësu zhvillimin modern të mjekësisë, mirëpo pjesa e rrogës, është e mirë, nuk është e keqe, mirëpo puna është shumë intenzive, orari është zyrtarisht deri në ora 5, por janë shumë të rrallë ata mjekë që e kryjnë punën në ora 5”, u shpreh ai

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Kush është Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, dhe sa e fuqishme është familja e tij?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë planin e Izraelit për të vrarë udhëheqësin…

41 minuta ago

Macron: Nëse ndryshon regjimi në Iran, Lindja e Mesme do të zhytet në kaos

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se çdo përpjekje për ndryshim regjimi në Iran përmes…

1 orë ago

Trump mbledh Këshillin e Sigurisë, mediat parashikojnë që SHBA t’i bashkohet sulmeve ndaj Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po zhvillon një takim me këshillin e sigurisë…

4 orë ago

Paralajmërim urgjent për 1.8 miliardë përdorues të Gmail: Bëni këto ndryshime tani

Një ndryshim i madh po vjen për Gmail dhe injorimi i tij mund t’ju vërë…

7 orë ago

Dështimi i mbrojtjes ajrore të Iranit trondit Rusinë

Fushata ajrore me ritëm të lartë e Izraelit kundër Iranit po shkakton shqetësim midis analistëve…

9 orë ago

“Nuk më intereson çfarë tha ajo…” Trump përplaset me drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare në SHBA për Iranin

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka hedhur poshtë deklaratat e drejtoreshës së inteligjencës kombëtare, Tulsi…

10 orë ago