Momenti kur digjet vetura pas vrasjes së rëndë në Kaçanik

Një 48-vjeçar është vrarë mbrëmë Kaçanik, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Siç thuhet në komunikatë, viktima është gjetur pa shenja jete në një veturë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër.

Nga hetimet e para dyshohet se në drejtim të veturës së tij është shtënë me breshëri plumbash dhe autorët janë larguar në drejtim të panjohur, shkruan Reporteri.net.

Jo larg vendit të ngjarjes në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flaka, ku ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar.

Në mediat lokale janë publikuar pamjet e djegjes së veturës nga të dyshuarit.

Trupi i pajetë i viktimës N.C. 48-vjeçar është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Ekipe të Policisë Rajonale të Ferizajt nga sektorë të ndryshëm po punojnë vazhdimisht në grumbullimin e informacioneve në terren për të zbardhur sa më shpejtë rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.