Sfida me pandeminë na e ka rikujtuar edhe një herë se sa e rëndësishme është te jemi njerëzor, para se gjithash.
Por dikush duket se nuk ka harruar për asnjë moment. Njëri nga pjesëtarët e Mbrojtjes së Afërt të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti nga Policia e Kosovës nuk hezitoi që t’i dalë në ndihmë një gruaje me karrocë.
Ajo kishte vështirësi që t’i kalonte shkallët e një ndërtese në një prej lagjeve të Prishtinës, por që pjesëtari i policisë reagoi menjëherë për t’i dalë në ndihmë, shkruan Indeksonline.
I njëjti për pak minuta la punën primare në njërën anë dhe u përkushtua që t’i ndihmojë një qytetare.
Padyshim se ky gjest nuk iku pa u fotografuar nga dikush që po qarkullonte në atë anë.
Duhet përkujtuar që Policia e Kosovës vazhdon të jetë një ndër institucionet më të besueshme në vend, e kjo gjë dëshmohet edhe nga gatishmëria për t’u kujdesur për çdo qytetarë pavarësisht pozitës të cilën mbajnë.