Disa ushtarë meksikanë janë kapur në kamera duke ekzekutuar 5 anëtarë të një karteli droge, pas një ndekjeje me makinë.
Pas kësaj ngjarjeje, Presidenti i vendit, André Manuel López Obrador, ka premtuar se ky grup ushtarësh do të ndiqen penalisht.
Videoja është e 18 majit dhe tregon viktimat që përplasen me kamionçinën e tyre në një mur, në fshatin kufitar Nuevo Laredo. Më pas, mjeti ushtarak përplaset me krahun e djathtë të kamionçinës. Ushtarët nxjerrin zvarrë nga makina anëtarët e kartelit, i rrahin dhe më pas i vrasin një nga një.
“Duket se kemi të bëjmë me ekzekutim dhe kjo gjë nuk lejohet. Përgjegjësit do t’i dorëzohen drejtësisë”, tha Lopez Obrador.