Javën e kaluar Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim që të mbyll dy institucione mikrofinanciare, ‘Monego’ dhe ‘Iute Credit’, që veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në Kosovë.
Një ish klient i institucionit mikrofinanciar ‘Monego’, është tallur keq me ta gjatë ditës së sotme, në momentin kur ata ja kanë përkujtuar që ai ka kredi tek ta.
Përkatësisht, Monego ia ka përkujtuar atij se është vonë për të shlyer pagesën prej 70 euro e 44 cent, afati i fundit për shlyerjen e së cilës ka qenë dje, shkruan Reporteri.net.
E përgjigja e klientit ishte: “Ku i keni tash zyret, në burg të Dubravës a?”
Ndryshe punëtorët e institucionit financiar jo bankar “Monego” sot po mbajnë protestë paqësore përpara Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës duke kërkuar që të hiqet vendimi dhe të fillojnë punën.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…