BOTA

“Mos bëni prove të sulmoni Libanin”, Irani kërcënon Izraelin me luftë asgjësuese: Gati gjithë ushtria

Erërat e një lufte rajonale në Lindjen e Mesme vazhdojnë të fryjnë rrezikshëm. Irani ka kërcënuar Izraelit me një luftë asgjësimi nëse shteti hebre do të niste një sulm kundër Libanit.

Përfaqësuesi i Iranit në OKB në një postim në rrjetin social X, njoftoi se po studiohet përfshirja e plotë e të gjitha fronteve të rezistencës.

“Edhe pse Irani e konsideron propagandën e regjimit sionist me synimin për të sulmuar Libanin si një luftë psikologjike, nëse ai fillon një agresion ushtarak në shkallë të gjerë, ai do të nisë një luftë asgjësimi. Të gjitha opsionet, përfshirë përfshirjen e plotë të të gjitha fronteve të Rezistencës, janë në tryezë”, thuhet në mesazh.

Kur ministri i jashtëm në Teheran, Ali Bagheri, deklaroi se “rezistenca libaneze është e gatshme të përballet me çdo agresion të mundshëm të Izraelit”.

Ai nënvizoi se rezistenca libaneze, duke iu referuar Hezbollahut të mbështetur nga Irani, është në gjendje të ndalojë vazhdimin e krimeve të Tel Avivit dhe parandalimin e përhapjes së tensioneve në Liban dhe rajon.

Pentagoni amerikan thotë se nuk ka vend për panik dhe se nuk po përgatit një evakuim të qytetarëve nga Libani. Shtetet e Bashkuara, ndërkohë, kanë përpiluar një dokument të ri për një propozim paqeje mes Izraelit dhe Hamas, në mënyrë që të arrihet një armëpushim dhe lirimi I të gjitha pengjeve që mbahen në Rripin e Gazës.

Sakaq sulmet izraelite në enklavën palestineze vazhdojnë. Raportohet se 6 persona janë vrarë, mes të cilëve 2 fëmijë, në zona të ndryshme të Rripit të Gazës.

Sakaq, mbi 66 për qind e izraelitëve dëshirojnë që kryeministri Benjamin Netanjahu të largohet nga politika.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago