Moska pranon vdekjen e 20 mijë ushtarëve, por fshin postimin

Moska dyshohet se pranoi vdekjen e 20 mijë ushtarëve rusë në Ukrainë, por më pas,  postimi u fshi. Kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe, si shpeshherë, misteri është i destinuar të mbetet, ndoshta, pa zgjidhje.

Faqja e lajmeve Readovka, pranë Kremlinit, postoi njoftimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes ruse se në Ukrainë “13 mijë e 414 ushtarë rusë u vranë dhe 7 mijë të tjerë u zhdukën”.

Informacioni u fshi dhe u hoq nga uebi.

Kështu bën të ditur faqja opozitare Nexta.tv, e cila publikoi një screenshot të postimit të supozuar të Readovkës në të cilin shfaqet fotografia e zëdhënësit të mbrojtjes ruse, Igor Koneshenkov.