BOTA

“Rusët hedhin bomba të rënda, shkatërrojnë edhe bunkerët”, dëshmia nga tunelet e Mariupolit prej heronjve të rezistencës

Një nga mbrojtësit e fundit ukrainas në Mariupol ka sjellë për mediat perëndimore dëshmitë nga brenda rezistencës në Mariupol,  nga tunelet e fabrikës së çelikut ku qindra ushtarë janë ngujuar kjo edhe për shkak të shkatërrimit të hyrjeve të tyera nga bombardimet e pashembullta të ushtrisë ruse.

Duke folur nga uzina Azovstal, pjesa e fundit e Mariupolit jo nën kontrollin rus, Svyatoslav Palamar nga regjimenti Azov tregon sesi mbrojtësit kishin zmbrapsur valët e njëpasnjëshme të sulmeve ruse.

“Unë gjithmonë them se për sa kohë jemi këtu, Mariupol mbetet nën kontrollin e Ukrainës”, tha ai. Pjesa më e madhe e Mariupolit është shkatërruar gjatë javëve të bombardimeve të rënda ruse dhe luftimeve intensive në rrugë. Marrja e portit të Detit Azov është një qëllim kyç i luftës.

Kapiteni Palamar shprehet se rusët kishin qëlluar mbi fabrikën e çelikut nga anijet luftarake dhe hodhën dhjetëra bomba për të shkatërruar bunkerin.

“Të gjitha ndërtesat në territorin e Azovstal janë pothuajse të shkatërruara. Ata hedhin bomba të rënda, bomba që shkatërrojnë bunkerët, të cilat shkaktojnë shkatërrime të mëdha. Ne kemi të plagosur dhe të vdekur brenda bunkerëve. Disa civilë mbeten të bllokuar nën ndërtesat e shembura,” shprehet kapiteni Palamar.

Regjimenti Azov ishte fillimisht një grup neo-nazist i ekstremit të djathtë, i cili më vonë u përfshi në Gardën Kombëtare të Ukrainës. Luftëtarët e saj së bashku me një brigadë marine, roje kufitare dhe oficerë policie janë mbrojtësit e fundit ukrainas të mbetur në qytet.

Kur u pyetën se sa mbrojtës ukrainas mbetën në Mariupol, kapiteni Palamar u përgjigj thjesht “mjaftueshëm për të zmbrapsur sulmet”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

3 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

18 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago