POLITIKE

“Mosmarrëveshjet për disa ishuj në Egje”, ministrja e Jashtme gjermane mban qëndrim të qartë pro Greqisë dhe hodh poshtë pretendimet territoriale të Turqisë

Ende në Greqi, ku qëndroi përpara vizitës së saj në Turqi, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock rikonfirmoi sovranitetin e Greqisë në mosmarrëveshjet për disa ishuj në Detin Egje dhe hodhi poshtë pretendimet territoriale të Turqisë. Lesbos, Kos, Rodos dhe shumë ishuj të tjerë i përkasin Greqisë, tha Baerbock dhe “askush nuk ka të drejtë ta vërë këtë në pikëpyetje.”

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë janë përkeqësuar sërish masivisht. Ankaraja bëri kohët e fundit thirrje për tërheqjen e ushtrisë greke nga këta ishujt. Turqia po mundohet t’i përforcojë këto kërkesa edhe përmes fluturimeve që po kryejnë avionët luftarakë turq mbi ishujt e banuar grekë. Greqia e justifikon vendosjen e trupave me praninë e anijeve të shumta zbarkimi në bregun perëndimor të Turqisë.

Tensionet mes dy vendeve u rritën në verën e vitit 2020 pasi Turqia dërgoi në Mesdheun lindor anije gjeologjike, të shoqëruara edhe nga anije luftarake, për të kërkuar për depozita gazi në këtë zonë potencialisht të pasur me gaz natyror .

Turqia akuzon Gjermaninë për anshmëri

Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock u bëri edhe një herë thirrje të dy vendeve, anëtare të NATO-s, që të angazhohen në dialog dhe të respektojnë sovranitetin e njëri-tjetrit. Kjo e zemëroi homologun e saj turk, Mevlut Çavusoglu. Në konferencën e përbashkët për shtyp, ai deklaroi se Gjermania e ka humbur paanshmërinë në rolin e saj si ndërmjetës dhe se Berlini duhet t’i dëgjojë të dyja palët pa paragjykime.

Edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, i dënoi gjatë takimit me ministren Baerbock eksportet gjermane të armëve në Turqi, veçanërisht eksportin e nëndetëseve. Që nga viti 2004 Gjermania i ka shitur Turqisë anije luftarake ose komponentë për nëndetëse në vlerë prej miliardash. “Me këto nëndetëse ekziston një rrezik i madh që ekuilibri i fuqive në Mesdhe të dalë jashtë ekuilibrit”, paralajmëroi Dendias dhe duke akuzuar njëkohësisht Turqinë se po kërcënon në mënyrë efektive vendin e tij me luftë./DW/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago