Ky është një motor i mrekullueshëm fluturues, i krijuar nga një kompani automobilistike franceze e njohur për prodhimin e automjeteve të personalizuara, i cili fare mirë mund të konsiderohet si mjeti i së ardhmes.
LMV496 nga Lazareth mund të ecë në tokë falë një motori elektrik dhe është i aftë të përshkojë një distancë prej 90 km. Megjithatë ajo që e bën të veçantë këtë motor janë 4 motorët reaktivë me të cilët mund të fluturojë për rreth 10 minuta.
Sipas prodhuesve, motori mund të shndërrohet nga opsioni i ecjes në rrugë në një mjet fluturues vetëm me anë të një butoni. Motorët reaktivë përdorin lëndë të djegshme të njëjtë me avionët dhe serbatori mundëson një fluturim 10 minutësh.