Motra e Hamide Magashit: S’po kishe çka me bo, veç mendtë po dojnë me’m dalë prej kresë

Dhimbjen që e ka për motrën e vrarë, e ka vështirë ta përballojë.

Në gjendje të rëndë emocionale janë edhe familjarët e tjerë të Hamide Magashit, 35 vjeçares së vrarë të mërkurën mbrëma.

Ajo kishte terminin për lindje këtë të enjte, ndërsa natën e fundit para kësaj viktima kishte dal për të blerë ushqim.

Në atë moment ndodhi edhe vrasja makabre, nga i dyshuari Sokol Halili.

Motra e Hamide Magashit, Burbuqja, thotë se e tërë familja e të dyshuarit e kanë maltretuar viktimën.

Në të paktat raste që i vizitonte motrat, ajo ishte e majivosur në tërë trupin, që sipas motres së saj ia shkaktonin e tërë familja Halili.

Kërcënimet nga i dyshuari Sokol Halili ishin pothuajse të përditshme, e të frikësuar ishin e tërë familja.

Gjatë kohës që T7 qëndronte tek familja e viktimës, aty mbërriti edhe ambulanca, për t’u dhënë trajtim familjarëve, gjendja e të cilëvë po rëndohej.

Vetëm nëse vihet drejtësia në vend, mund t’ua lehtësoj dhimbjen sado pak familjes Magashi.

Në orët e pasdites përfundoi autopsia e trupit të gruas së vrarë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe iu dorëzua familjes.

Ajo do të varroset në varrezat e fshatit Llugaxhi, aty ku pushojnë trupat e prindërve të saj.