Motra e Liridona Ademajt ka publikuar një bisedë me të ndjerën në Instagram, shoqëruar me mbishkrimin “drejtësi për Liridonën”.
Në foton e shpërndarë gjerësisht në mediat kosovare, Liridona shkruan se i do femrat dhe i dhimbsen. Ajo thotë se nuk do t’i shohë keq dhe i vjen keq për ato gra që keqtrajtohen.
Naim Murseli, bashkëshorti i të ndjerës inskenoi një grabitje nga ku mbeti e vrarë Liridona dhe shpëtoi ai me fëmijët. Më vonë ai pranoi se kishte paguar 30 mijë euro, 15 mijë ja kishte dhënë autorit të krimit, për të vrarë të shoqen.
Shkak dyshohet të ketë qenë siguracioni i jetës së Liridonës, që e lakmonte i shoqi.