LAJME

MPB blen autoblinda, topa uji, limuzina të blinduara dhe armë të gjata për policët kufitarë

Ministria e Punëve të Brendshme ka blerë armë në vlerë 1,300,000 euro, armë të gjata për policinë kufitare në vlerë 350, 000 mijë euro, si dhe autoblinda, topa uji dhe limuzina të blinduara në vlerë 7,130,00 euro.

Sipas raportit të thesarit të shtetit, kjo ministri ka blerë edhe pajisje të specializuara për policinë kufitare në vlerë, 280, 000 euro, ndërsa konfidenciale për hetusinë ka blerë mjete në vlerë 300 mijë euro.

Kjo ministri ka investuar 200 mijë euro edhe në sigurinë kibernetike dhe çështje tjera. Megjithatë, ajo që bije në sy është investimi në shkolla.

MPB ka investuar 747,117 euro për ndërtimin e shkollës fillore në Pejë , 864,828 euro për ndërtimin e shkollës së muzikës në Prizren, 39,455 për ndërtimin e shkollës në Bajqinë të Podujevës,286.303 për ndërtimin e shkollës fillore në Pozhoran të Vitisë, 64.731 euro për ndërtimin e ndërtimin e rrethojës në fushën e sportit, 50 mijë euro për shkollën multietnike në Mitrovicë të Veriut, 290.000 për ndërtimin e shkollës së ciklit të ultë në Fushticë të Epërme në Drenas, 73,181 euro për ndërtimin e çerdhes në Prizren, 561,346 euro për ndërtimin e shkollës në Komoran të Drenasit,

Kurse për projektimin dhe ndërtimin e Spitalit të Prishtinës, ka shpenzuar 500,000 euro./KP


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shakaja “pa kripë” e Trump “prish” fytyrën e Takaichit! Presidenti i kujton sulmin e Japonisë ndaj SHBA-së

Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

15 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

22 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

1 ditë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

1 ditë ago