Armand Duka, kreu i FSHF-së është pyetur në lidhje me trajnerin e ri të Kombëtares.
Duka ka thënë se janë kryer bisedime me emra të njohur dhe tashmë po diskutohen aspektet ekonomike për të dalë më pas me zyrtarizimin përpara Vitit të Ri.
Në fund të fjalës së tij, presidenti i FSHF-së ka zbuluar një detaj mjaft të rëndësishëm, duke u shprehur se mund të firmosin me ndihmësin e Tites.
“Ne jemi në një fazë për rivlerësimin për të ardhmen e ekipit kombëtar. Të shohim edhe Botërorin, të shohim se kush shkarkohet se mos marrim ndonjë nga këto që do shkarkohen. Padyshim që po. Po punon stafi teknik, ka marrë CV-të dhe po diskuton me shumë.
Realisht jemi në fazën që do diskutojmë edhe aspektin ekonomik dhe besoj që para Vitit të Ri do të kemi një emër të ri. Di që janë disa emra që janë diskutuar. Janë të gjithë emra të mirë, të dëgjuar. Mund të marrim ndihmësin e Tites”, ka deklaruar Armand Duka, në emisionin “Show Katar 2022“.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…