POLITIKE

Mungesë e financave nga BE dhe mungesë e lëvizjes – a po aludon Escobar te anulimi i liberalizimit?

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një bashkëbisedim me gazetarët është pyetur se cilat janë pritjet e Amerikës nga Kosova, kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë dhe çka në rast se do të refuzohet implementimi i Asociacionit dhe marrëveshjes së Ohrit.

Escobar ka thënë se BE-ja e ka bërë të qartë, që nëse pranohet implementimi i marrëveshjes atëherë rruga për BE është shumë më e shpejt dhe nëse refuzohet i bie që po refuzohet Evropa.

Escobar ka thënë se nëse i kthehet shpina marrëveshjes, i bie që po i kthehet shpina Bashkimit Evropian, dhe se bashkë me një gjë të tillë vijnë edhe pasojat. Kur flet për pasojat, Escobar përmend jo-stabilitetin në raporte, mungesën e financave dhe përmend edhe mungesën e lëvizjes.
Emisari amerikan ka thënë se shpreson që të mos shkohet në një pikë të tillë, meqë përfitimet nga marrëveshja janë shumë të mëdha.

Ai përmend përfitimet që kanë pasur shtetet që janë futur në Bashkimin Evropian, edhe sa i përket demokratizimit, aspektit financiar e të tjera.

“Para se gjithash BE ka qenë shume e qartë. Nëse e pranon rruga për BE është shumë e shpejt, nëse e refuzon je duke e refuzuar Evropën. Ky është proces evropian, ky është dialogu. Udhërrëfyesi evropian, ajo është marrëveshja bazike. Me BE-në si arbitër. Nëse ia kthen shpinën kësaj marrëveshjeje, ia kthen shpinën BE-së. Me të gjitha pasojat që vijnë me të. Me gjithë jo-stabilitetin në raporte, mungesën e financave dhe mungesën e lëvizjes, kjo është saktë çfarë nënkupton. Shpresojmë që të mos shkojmë në këtë pikë, sepse përfitimet janë shumë të mëdha. Çdo vend që hyn për në BE është më demokratike dhe më i pasur, dhe më stabil. Nëse shikon tek fqinjët, Slloveninë, Kroacinë, s’mund ta mohosh që përfitimet janë reale. Këtë shpresojmë që njerëzit ta kuptojnë, kjo është zgjidhja”, ka thënë Escobar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

12 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

13 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

19 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

21 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

21 orë ago