Pa Uashingtonin nuk ka marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, ShBA duan zgjidhje të qetë, por problem mbetet se presidenti Tramp i paparashikueshëm dhe nuk dëgjon askënd, ka thënë profesori i historisë dhe sigurisë Gregori Mur, shkruan “B92”.
Profesori Mur në ligjëratën e mbajtur në Institutin për Siguri Kombëtare edhe Ndërkombëtare në Beograd, ka theksuar se ShBA aktualisht kanë fjalën kyçe në ndërmjetësimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës me dy të dërguarit Palmer përfaqësues i Departamentit të Shtetit dhe Greneë të dërguarin e presidentit Tramp.
Në pyetjen nëse ka vend për shqetësim pasi Uashingtoni ka vendosur dy të dërguar special për regjion, ai tha: “Nuk di rrethanat në bazë të cilave janë emëruar Palmer dhe Grenel për të dërguar special. Ndoshta ka pasur ndonjë moskuptim ndërmjet tyre, por në secilin rast nuk ka nevojë për shqetësim. ShBA duan të kontribuojnë në zgjidhjet e qetë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë“, pasi sipas Mur konflikti nuk i konvenon asnjërës palë.
“Mendoj se konflikti nuk i konvenon asnjërës palë, përveç ndoshta rusëve dhe pikërisht për këtë mendoj se ShBA do të kërkoj zgjidhje adekuate të problemit. Me rëndësi është se të dy palët të përkushtohen në proces i cili në fund do të sjell zgjidhje të pranueshme“, ka thënë ai për portalin serb KosovoOnline.
Lidhur me presidentin Tramp ai tha: “Çështja është se të themi thjeshtë, sjelljet e tij kanë minuar besimin e shumë vendeve ndaj ShBA-së dhe mund të humb zgjedhjet. Edhe pasardhësi i Tramp do ketë shumë probleme në përpjekjet për kthimin e besimit, ndërsa nëse Tramp siguron edhe një mandat do shohim situatën dhe sjelljen e njëjtë. Një ditë thotë s vendos sanksione, pastaj flet diçka tjetër, vështirë të parashikohet, cili mund të jetë hapi tjetër dhe çka të prisni nga ShBA “, tha ai.
Në pyetjen në lidhje me ambasadorin Grenel dhe këshillimin e tij me Tramp, për Kosovën, Mur tha se Tramp nuk ju beson diplomatëve profesionist.
“Si të këshillohet dikush që nuk dëgjon? Kjo është ajo. Ai nuk iu beson diplomatëve, sektorit informativ, zgjedh njerëz që i pëlqejnë dhe kur nuk i pëlqejnë më, zgjedh të rinj. Të gjithë faktorët janë në lojë, është problem kur keni personalitet të tillë”, përfundoi Mur.