Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë seancës ku mbahet debati për krizën energjetike, ka ftuar prokurorinë ta hetojë kontratën, siç tha ai të lirë të ndërmarrjes “Ibër Lepenci” për shitjen e rrymës në këtë kohë krize.
Ai tha se duhet verifikuar se kush e ka nënshkruar kontratën siç u shpreh ai, korruptive dhe çfarë procesi është zhvilluar.
“Në lidhje me angazhimin e prokurorisë pajtohem, që prokuroria do të duhej të fillonte hetimet për ndërmarrjen publike “Ibër Lepenci” dhe kontratën që është nënshkruar për shitjen e energjisë nga Ujmani me çmim 38 euro. Duhet shikuar se kush e ka nënshkruar atë kontratë dhe çfarë procesi është zhvilluar në atë kontratë korruptive. Kur ne tash blejmë me çmim marramendës, kurse energjinë e që e prodhon Ujmani shitet me çmim 38 euro me MWh”, theksoi ai.