Vedat Muriqi dje shënoi gol për Fenerbahcen në sfidën kundër Antalyaspor që përfundoi me rezultat 2-2
Sulmuesi kosovar vendosi të festonte në stil ushtarak, ku së bashku me shokët e skuadrës nderuan ushtarat turq, të cilët vdiqën në Siri, shkruan Reporteri.net
Disa nga shqiptarët nuk e pritën mirë festën që e bëri Muriqi, derisa njëri e ka komentuar në këtë mënyrë.
“Edhe njëherë u shpjegu se pse Kosova nuk mund të jetë Kombëtare. Tek Kosova luajnë shqiptarë, turq e shumë shpejt edhe serbë. Asgjë kundër, vetëm se identiteti kombëtar është diçka tjetër.” ka shkruar Martin Berisha në Twitter.
Por, Vedat Muriqi kishte vendosur që t’ia kthente Martinit duke i thënë se nëse do ta dinte se sa respekt kanë turqit për shqiptarët ai do ta fshinte komentin që kishte bërë.
“Kjo ishte shenj respekti per shtetin ku jetoj,dhe qe kam fituar gjithqka qe kam sot, kultura dhe karakteri i nje Shqiptarit esht me rrespektu diten e zi atij vendit qe jeton,me dit ti se qfar rrespekti kan Turqit per ne Shqiptart e kishe fshi komentin,” ia ka kthyer Muriqi, Berishës.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…