Murriqan| I gjenden 28 400 € në makinë, e “pëson” emigranti që kthehej nga Gjermania

Një 50-vjeçar, shqiptar i Kosovës, është proceduar penalisht nga Policia Kufitare në Murriqan, për shkak se iu gjet një sasi parash prej 28 400 euro të cilat nuk i i kishte deklaruar.

Përmes një komunikate zyrtare policia bën me dije se shuma e parave u gjet në automjetin me të cilin 50-vjeçari po lëvizte së bashku me të birin.

Shuma e parave është sekuestruar nga policia, ndërkohë që materialet në ngarkim të 50-vjeçarit i kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit kosovarë P. P. dhe B. P. (babë e bir).