FOTO&VIDEO

‘Tragjedia bashkon kombet’: Washington Post tregon si Kosova dhe Serbia ndihmuan Shqipërinë

‘Shkatërrimi i katastrova natyrore bashkon kombet’, kështu shkruan Washington Post në një artikull të publikuar së fundi, ku tregon për ndihmën që Ballkani, përfshirë Kosova e Serbia, i dhanë Shqipërisë pas tërmetit vdekjeprurës, ku humbën jetën plot 51 persona.

Tërmeti i së martës në orët e hershme të mëngjesit, la shumë viktima, të plagosur e njerëz pa shtëpi. Por, la në historinë e vendit edhe një plagë që vështirë se kalon.

Washington Post në artikullin e saj publikuar sot shkruan për ndihmën që vendet e ndryshme ia kanë dhënë Shqipërisë, si me mjete financiare, ashtu edhe me forca ushtarake, veshëmbathje e ushqime.
Mediumi i njohur amerikan, ka theksuar se në operacionet e shpëtimit morën pjesë edhe forca nga Kosova e Serbia, dy vendet që njihen për shkak të mosmarrëveshjes.

“Shumë shpejt, ekuipazhe të specializuara shpëtimi po vinin sipas të gjitha planifikimeve. Një nga më të habitshmet ishte një ekip prej 13 personash nga Serbia, një vend me marrëdhënie tradicionalisht të vakëta me Shqipërinë për shkak të mosmarrëveshjeve në vazhdim për Kosovën”, shkruan WP.

Tutje, në një mënyrë, mediumi i njohur ka krahasuar këtë situatë me atë të Greqisë dhe Turqisë, ku pasi u goditen nga tërmetet shkattërruese, pavarësisht mardhënieve, u detyruan të ndihmojnë njëra tjetrën.

”Ndonjëherë është fuqia pa dallim dhe shkatërrimi i katastrofave natyrore që bashkon kombet. Një shembull i dukshëm ishte kur Greqia dhe Turqia nxituan të ndihmojnë njëra-tjetrën pasi tërmetet shkatërruese goditën secilin vend në më pak se një muaj në vitin 1999”, thuhet në artikull.

Kujtojmë se Shqipëria më 26 nëntor është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 6.4 shkallës, ku fatkeqësisht, nga kjo u shënuan plot 51 viktima dhe mbi 900 të plagosur.
Në anën tjetër, mijëra persona nga Durrësi, Tirana e Thumana kanë mbetur pa kulm mbi kokë, ku shumica prej tyre janë strehuar në qendra sociale të ngritura nga Qeveria, ndërsa qindra të tjerë, po gjejnë strehim edhe në Kosovë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago