Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur rreth konstituimit të Kuvendit, ku Glauk Konjfuca nga Vetëvendosje u zgjodh kryetar i Kuvendit.
Mustafa ka thënë se propozimi i Konjufcës për kryetar të Kuvendit ishte veprim i njëanshëm, për të cilin LDK-ja nuk ka pasur asnjë informatë.
Sipas Mustafës me këtë veprim, këto dy parti kthehen në fillim dhe të gjitha marrëveshjet bien në ujë.
“Ne kemi bërë përpjekje mjaft të gjata, kemi biseduar shumë për programin po ashtu edhe për ndarjen e ministrive, ku u dakorduam plotësisht. Kishim mbetur vetëm tek kryetari i Kuvendit, nënkryetarët dhe çështja e presidenti dhe ne mendonim se jemi shumë afër mirëpo kur i shihnim deklaratat e tyre në opinion ktheheshim mbrapa. Ky është një veprim i njëanshëm, jashtë marrëveshjeve që i kemi pasur më parë. Ska pasë asnjë marrëveshje për kryetar mirëpo ne kemi vlerësuar se nëse VV del me propozim për kryetar, ne do ta votojmë. Asnjë informatë se kemi pasë, asnjë njoftim paraprak se kemi pasë”, ka thënë ndër të tjera Mustafa në Rubikon.