POLITIKE

Mustafa: Më mirë të pranojmë sanksionet se marrëveshjen e Asosacionit

Ish-kryeminsitri Isa Mustafa ka deklaruar se më mirë për Kosovën në këto momente është të pranojë sanksionet e ndërkombëtarëve, se sa marrëveshjen e Asosacionit të komunave me shumicë serbe.

Mustafa renditi të gjitha arsyet sipas tij, duke theksuar se këto sanksione, janë më mirë se një dokument i cili thirret në Rezolutën 1244 një rezolutë e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Më mirë se sa të pranojmë një dokument i cili ka kufijtë e autonomisë apo asosacionit, një dokument i cili thirret në Rezolutën 1244 një rezolutë e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e njeh prezencën e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë por jo pavarësinë e Kosovës, një dokument i cili kërkon që kontekstet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe komunave të asosacionit mund të zgjidhet dhe në arbitrazh të veçantë, atëherë ne po fusim një lloj të qeverisjes së vendit”.

“…që nuk e kemi pasur në Kushtetutë dhe më shumë ngjan me një protektoriat të ri, jo një protektoriat ndërkombëtar ndaj Kosovës, por një protektoriat të një asosacioni brenda Republikës së Kosovës, nqs thuhet se problemet që nuk mund të zgjidhen ndërmjet asosacionit dhe qeverisë së Kosovës, atëherë ato shkojnë në një arbitrazh dhe zgjedhja e tre anëtarëve të arbitrazhit do të thotë bëhet me dy përfaqësues të komuniteteve dhe i treti vjen me marrëveshje dhe nëse nuk arrihet marrëveshja atëherë vjen nga BE dhe në këtë mënyrë BE po kryen një lloj protektorati mbi atë asosacion i cili do të ishte shumë i rrezikshëm për ne sepse në vend të Gjykatës Kushtetuese do të kemi një organ tjetër që ndan drejtësi dhe rregulla në Kosovë”, ka deklaruar Mustafa në televizionin Syri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

7 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

11 orë ago