Mustafa Nano: Unë nuk do doja që Dua Lipa të sillej si Novak Gjokoviçi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa i është bashkuar listës së njerëzve që janë kthyer kundër “Apple” për shkak se harta e tij nuk e ndan Kosovën nga Serbia.

Ajo postoi në rrjetet e saj sociale edhe një hartë të Shqipërisë etnike, e njëjta që u valëvit mbi stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Shqipëri –Serbi, dhe kërkoi gjithashtu që të vihen kufijtë e Kosovës në apple map.

Gazetari Mustafa Nano në monologun e kësaj të premteje në emisionin e tij “Provokacija” ka vendosur ta përgëzojë gjestin e këngëtares por edhe ta kritikojë.

Sipas tij, Dua Lipa, si këngëtarja më e mirë në botë mund të afirmojë ndërkombëtarisht Kosovën dhe mund të promovojë shqiptarët më shumë se e gjithë makina e diplomacisë por ajo nuk duhet të merret me harta pasi kjo gjë mund ta dëmtojë edhe atë vetë.

Nano shprehet se nëse këngëtarja me famë botërore nuk do të merret me politikë do të kursejë polimekat e shumta që kanë lindur tashmë në Serbi edhe nga këngëtarë me famë lokale sic është Ceca që mendon se e njeh mirë historinë.

“Është shumë e bukur të thuhet nga Dua Lipa. Ajo është krenare që është shqiptare, por edhe ne jemi krenarë që ajo është shqiptare”, thotë Nano.