POLITIKE

Mustafa: Osmani e Kurti na lanë pa viza në vitin 2016, BE-ja e Biden na kanë lutur për to

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka fajësuar Presidenten Vjosa Omani dhe Kryeministrin Albin Kurti, për mosliberalizimin e vizave për Kosovën në vitin 2016.

Mustafa ka thënë se atëherë i kanë lutur nga Bashkimi Evropian, e madje edhe Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, që të ratifikojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

“Tash edhe Presidentja Osmani, edhe Kryeministri Kurti edhe do të tjerë, na kanë lanë pa viza në vitin 2016. Këta janë ata që e patën krijuar situatën që ne të mos ecim me viza, sepse atëherë na lutshin të gjithë nga Bashkimi Evropian, ratifikojeni marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe Presidenti i tanishëm Biden kishte ardhur në atë kohë, t’na luteshin ne që ta bëjmë atë punë sepse është interes i NATO’s dhe interes i stabilitetit botëror, që ne ta kemi Malin e Zi në NATO dhe këta e dëgjojshin Shpejtim Bulliqin, organizojshin me Bulliqin dhe jo Shtetet e Bashkuara, jo miqtë të cilët këta po thirren tani dhe këta na lanë pa viza atëherë”, ka deklaruar Mustafa.

Sipas tij, Kurti e Osmani po i lënë qytetarët pa viza edhe tani.

“Këta po na lënë pa viza edhe tani, sepse tani ky proces po lidhet me dialogun me Serbinë edhe me qetësimin e situatës në veri të vendit. Kemi hyrë në atë fazë që vështirë se do ta kemi përkrahjen e shteteve të veçanta të Bashkimit Evropian në liberalizimin e vizave, në qoftë se nuk stabilizohet situata në veri të vendit”, ka thënë Mustafa.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago