Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një fotografie në Facebook të takimit që ky i fundit së bashku me kandidaten për Kryeministre Vjosa Osmani kanë pasur me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe nënkryetarin Besnik Bislimi.
Mustafa ka shkruar se në takim kanë diskutuar mundësinë e bashkëqeverisjes si dy parti që kanë fituar zgjedhjet.
“U takuam sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, diskutuam mundësitë e bashkëqeverisjes, LDK- VV, si dy subjekte që dolën fituese në këto zgjedhje”, ka shkruar Mustafa.
Ai ka thënë se vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet e LDK-së pasi të dihet fituesi përfundimtar i zgjedhjeve.
“Në ditët në vijim do të punojmë në përafrimin e objektivave qeverisëse, ndërkaq pasi të përfundojë krejtësisht procesi i numërimit të të gjitha votave dhe të dihet subjekti i parë, do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri.Vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së”, ka shkruar Kryetari i LDK-së.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…