Mustafa: Skënder Hyseni është një nga njerëzit më të përgatitur për politikën e jashtme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se për ambasadorin e Kosovës në SHBA, ende nuk është vendosur.

I pyetur nëse do të jetë Skënder Hyseni apo Veton Surroi, Mustafa tha se kjo gjë nuk është bisedu ende.

“Nuk është bisedu kjo gjë, por jam i bindur që Skendër Hyseni është një nga njerëzit më të përgatitur për politikën e jashtme”, tha Mustafa.

Më tutje, ai tha se ende nuk është vendosur se nga cila parti do të jetë ambasadori i Kosovës në SHBA.