Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu se bashku me shefin e kabinetit do të përfaqësojë Vetëvendosjen në takimin e sotëm që ka thirrur presidenti Hashim Thaci.
Përvec Haxhiut tashmë në presidencë kanë arritur edhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa dhe ai i PDK’së, Kadri Veseli që në takim ka shkuar së bashku me deputetin Uran Ismaili.
Në anën tjetër, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj është parë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit së bashku me këshilltarin e tij, Selim Selimin.
Mustafa arrin te ndërtesa e Kuvendit për takimin me Presidentin
Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka arritur në presidencë, aty ku për pak pritet që të takohet me të parin e shtetit, Hashim Thaçin.
Në ora 16:30 pritet që të fillojë takimi i presidentit të vendit me liderët e partive politike të cilët i ka ftuar për të vendosur lidhur me hapat që do të ndërmerren për formimin e qeverisë.
Mustafa është lideri i parë që ka arritur në presidencë, derisa i njëjti gjatë ditës është takuar edhe me kreun e AAK’së dhe të Nismës ku kanë diskutuar për koalicionin.
Kryetari i PDK-s Kadri Veseli si dhe ai i AAK-së Ramush Haradinaj, sapo kanë arritur në ambientet e zyrës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaci.
Para tyre kishte arritur kreu i LDK-së Isa Mustafa.
Temë qëndrore e këtij takimi pritet të jetë se si do të kapërcehet situata politike. Se a do të dakodrohen për zgjedhje të reja apo për një formim të qeverisë së re nga këto subjektet politike kjo pritet të shihet, ndionëse vullneti i partive opozitare ka qenë pro formimit të qeverisë së re me LDK-në.