FOTO&VIDEO

Muzeu i jep 84 mijë dollarë për t’i ekspozuar në një vepër, mban paratë dhe këtë e quan “art”

Kur të premten e kaluar u çel një ekspozitë për të ardhmen e punës në një muze danez, vizitorët duhet të gjenin aty dy korniza të mëdha, të mbushura me kartëmonedha, me një vlerë të përgjithshme prej 84 mijë dollarësh.

Dy punimet artistike duhet të ishin riprodhime të dy veprave të artistit Jens Haaning, i cili i fuste kartëmonedhat në kornizë për të përfaqësuar rrogën mesatare vjetore të një austriaku dhe një danezi, në euro dhe krona daneze.

Por kur kuratorët e muzeut “Kunsten” u bënë gati të ekspozonin veprat, mbetën të befasuar, kornizat ishin bosh. Por askush nuk i kishte grabitur. Ishte vetë Haaning, i cili i kishte mbajtur paratë, në emër të artit. “Zgjodha të bëj një vepër të re për këtë ekspozitë, në vend që tregoj veprat e vjetra”, iu përgjigj Haaning një e-mail-i të muzeut.

Vepra origjinale, e vitit 2010

Vepra “e re” konceptuale, të cilën Haaning e ka quajtur “Merr paratë dhe mbathja”, tashmë është në qendër të sherrit mes muzeut dhe vetë artistit. “Nga këndvështrimi im si artist, pashë që mund të krijoja një vepër shumë më të mirë nga sa mund të imagjinoja”, tha Haaning për CNN. “Nuk e shoh sikur u kam vjedhur paratë, kam krijuar një vepër arti, e cila ndoshta është 10 apo 100 herë më e mirë se sa kisha planifikuar. Ku është problemi këtu?”

Përveç 84 mijë dollarëve, muzeu i kishte dhënë artistit edhe një pagesë prej 1571 dollarësh si pagesë për punën që do të bënte. Haaning thotë se nuk ka ndërmend të rikthejë paratë dhe nuk është i shqetësuar për pasojat. Ndërsa drejtori i muzeut, Lasse Andersson, tha se ai ka kohë deri në janar për të rikthyer paratë, përndryshe çështja do të ndiqet në gjyq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

5 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

12 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

18 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago