Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari i ka bërë thirrje diplomacisë shqiptare që të punojë për të rikthyer në atdhe fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampet e Sirisë. Duke marrë shkas nga rasti i Alvin Berishës, 11-vjeçar i që mbahet në kampet e ISIS në Siri, imam Muhamed Sytari, tha se ajo që ka ndodhur në Siri është një zullum i madh, të mashtruar nga propaganda false.
“Familjet e shqiptarëve të gënjyer apo të mashtruar nga propaganda false të atyre ditëve të kthehen një orë e më parë në vendin e tyre sepse nuk kanë faj fëmijët e tyre për gabimet e prindërve dhe normalisht diplomacia me të gjitha format duhet të interesohet dhe të luaj një rol vendimtar qofte edhe për kthimin e një fëmijë dhe çdo fëmijë, por edhe çdo shqiptar është i shenjtë për tokën tonë dhe ne si komunitet fetar i qëndrojmë thirrjeve tonë dhe nuk tërhiqemi as nuk e ndryshojmë thirrjen tone për asnjë arsye sepse është një thirrje e drejtë dhe ajo që ka ndodhur në Siri gjatë këtyre viteve është një zullum i madh të cilin nuk e kemi dëshiruar dhe nuk e pranojmë dhe nuk e pranon asnjë mendje e shëndoshe”, tha Muhamed Sytari.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…