Pas disa javësh izolim, tashmë me lehtësimin e masava nga situata e krijuar prej koronavirusit edhe qytetarët e Kosovës po dynden drejt plazheve shqiptare. Mëngjesin e kësaj të shtune rradhë të gjata janë vërejtur në pikën kufitare të Morinës. Temperaturat gjithnjë e në rritje kanë bërë që frekuentimi i plazheve të bëhet masiv. Janë të shumtë kosovarët të cilët zgjedhin bregdetin e Durrësit si destinacion për të kaluar fundjavat e tyre.
Deti është ai ç’ka të gjithë kanë nevojë për tu relaksuar në këto ditë të nxehta vere dhe sidomos pas një periudhe të gjatë izolimi dhe distancimi social në shtëpi.
Gazetari i Faxnews Ermal Hallaçi ka intervistuar një qytetar mjaft interesant në pikën kufitare i cili është tepër i drejtpërdrejt dhe mjaft dashamirës ndaj kombit tonë.
‘’Na Kosovarët, e dojmë ma shumë Shqipërinë sesa ju shqiptarët, është pak cinike por ashtë e vërtetë. Na kan eduku ndër breza me e dashtë Shqipërinë e kështu jena rrit’’- tha një qytetar i cili po kalonte pikën kufitare të Morinës dhe po drejtohej drejt bregdetit për të pushuar.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…