Kryeministri Edi Ramai ishte ditën e sotme në Laç, ku takoi banorët që banesat e tyre u është prishur shtëpia për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.
Kreu i qeverisë i ka siguruar banorët se të gjitha banesat që janë shpallur të pabanueshme do të prishen, e do të ndërtohen nga fillimi të reja.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/787086998472277/
Ndërsa një banore nga Miloti i është ankuar kryeministrit Rama se ka ardhur një “arushë”, duke nënkuptuar një person, që i merrte çdo ditë tulla nga shtëpia e saj, duke e dëmtuar akoma më shumë atë.
Një i moshuar i ka thënë kryeministrit Rama se i kanë larguar nusen nga puna, dhe ka fituar gjyqin e për këtë duhet ta rikthejë në punë.
“Unë nuk merrem me futje nusesh në punë.”-ka theksuar kryeministri Rama.