Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, do të kthehet sot nga Haga, pasi që dje u intervistua në Gjykatën Speciale, shkruan Indeksonline.
E kthimin e tij janë duke e pritur një numër i madh i njerëzve.
Në shenjë respekti dhe mbështetjeje veteranë të shumtë kanë dalë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” për ta pritur Veselin.
E simpatizantë e veteranë të këtij subjekti politik shihen të veshur me bluzat që kanë simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Vitet e 90-ta kanë qenë vite të rënda për popullin tonë, në nënshtrim para Serbisë, për pastrim etnik do të thotë për gjenocid kundër popullit tonë. Ne ju kemi kundërvënë, lëvizja jonë çlirimtare ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës përballje me gjenocidin serb, lufta e UCK-së ka qenë përballje me pastrim etnik që ka synuar ta bëjë Serbia në Kosovë”, ka thënë Veseli pas intervistimit.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…