Babai i Liridona Murselit (Ademaj), 30-vjecares që u vra nga bashkëshorti i saj në Kosovë, ka folur për rastin duke thënë se dhëndri i tij, Naim Murseli e ka prerë në besë.
Hajdar Ademaj në një intervistë për News24 ka thënë: “Patën lajmëruar, Naimi, se çika është e vrarë. Jena shku, me gjet çikën se ku është, milici e në tana anët jena shkuar, dhe e zbuluam. Nesër edh Naimi te na dhe e kam pyetur fort mirë. Naimi na kishte pas prerë në besë, kur hetova unë mas pari. Dyshova se kurrnifar fjale nuk ma tha mirë këtu kur e pyeta. E pyeta Naim si qe puna, më kallxo. Ia nisi me tregue.
Naimi bleu shtëpi në Kosovë dhe i tha cikës hajde dhe ti këtu. Edhe as një javë nuk ka nejt. Më shumë rrite te ne. Atë ditën që e vranë tha bab do shkoj. U cua e shkoi, kur ka mbërritur në Prishtinë, e ka pyetur burrin e vetë për t’i bërë befasi fëmijëve një darkë. Kur u bë 8:20 minuta, u ni se u vra cupa.
Kemi kërkuar zhvarrosjen e cikës sepse nuk ka çfarë ka me lyp atje, kur burri e ka bërë krimin. Naimi ka bërë krim të madh. Këto vjet i kam bërë, e kurrë skam ndier për këtë lloj krimi.
Falënderoj policinë se janë ka ecin me hapa të sigurt. E kërkojmë drejtësinë deri në pikën e fundit, mos me ndodh më kështu senesh”, tha ai.
“Ne dyshojmë se ky ka pasur jetë luksi shumë të madhe, dhe për atë që ta vras unë dhe t’ja marr pensionin e këto që i takojnë. Nuk ka gjë tjetër. Nuk ka pasur konflikte mes tyre. E kemi pritur si më mirë. Me ja bërë këtë faljes së vet, me i lënë fëmijët në rrugë është gjynah. Fëmijët janë në shtëpinë e Liridonës, janë prindërit e tij atje”, vijoi ai.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…